( FOTO: Melania, Barron dhe Donal Trump)

First Lady e ardhshme,  Melania Trump dhe djali i saj Barron, nuk do të lëvizin për në Shtëpinë e Bardhë, edhe pas inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, më 20 Janar 2017.

Gruaja 46 vjeçare she djali 10 vjeçar i Donald Trump, do të qëndrojnë në Kullën “Trump” për arsye  se Barron do të vazhdojë shkollën private në New York “Upper West Side”, sipas gazetës Uashington Post.

Drejtori i komunikimeve për ekipin e tranzicionit të Trump, zoti Jason Miller, u pyet nëse Melania dhe Barron do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë pasi të inaugurohet Trump në postin e presidentit.

“Akoma nuk ka një njoftim zyrtar”, tha ai, duke shtuar se do të jetë pak më vonë.

“Është dukshëm një gjë e ndjeshme që ta shkëpusësh në mes të vitit shkollor një 10 vjeçar”, shtroi Miller.

“Melania është shumë e lidhur me Barron, dhe janë lidhur më shumë gjatë fushatës”, tha një burim nga ekipi i tranzicionit i Trump. “Fushata ka qenë e vështirë për Barron, dhe Melania po shpreson që ta mbajë në minimum ndarjen e familjes gjysma në Uashington e gjysma në New York”.

Një burim tjetër tha se fokusi i parë i Melania është mbi Barron, pastaj Shtëpia e Bardhë; edhe pse do të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë kur të jetë e nevojshme.

Ka mundësi- sipas burimeve- që Melania dhe Barron të lëvizin për gjithë kohën në  Shtëpinë e Bardhë diku nga fundi i vitit shkollor.

Vendimi i tyre- thonë burimet do të kushtojnë pak më shumë për sigurinë rreth rezidencës në mes të Manhattan.

Një numër i panjohur i agjentëve të shërbimit sekret do të asistojnë Melania dhe Barron; dhe një shofer me makinë të blinduar do të dërgojnë djalin në shkollë- tha eksperti i sigurisë Jim Reese.

/Veritas.com.al/