(FOTO: Arkiv)/

Një akt i çuditshëm diplomatik: Ambasadori i OSBE, pak para se të trokasë në këto zyra diplomati amerikan Yee, ka ‘pirë kafen e mëngjesit’ si në zyrën e Ramës (kryeministër) edhe në zyrën e Bashës (kryetar i Opozitës).

Në një sens ‘diplomatik’ kjo lëvizje duket sikur ambasadori do të ‘fshehë’ diçka para amerikanit.

Kreu i PD-së i shoqëruar edhe nga aleatët e tij ka pritur paraditen e sotme kreun e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Më këtë takim ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bern Borschard.

Biseda mes tyre mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta. Në këtë takim është diskutuar për krizën politike dhe se si mund të zgjidhjet kjo- thuhet në informacionin që ka rrjedhur. Ndërkaq nuk ka pasur asnjë deklaratë për mediat.

/Veritas.com.al/