( FOTO: Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE)/
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, gjatë zhvillimit të ‘Forumit për Zhvillimin e Medias’ ka folur për lirinë e shtypit, nismën e kryeministrit Rama për paketën antishpifje, por edhe për zgjedhjet lokale të 2019 dhe Reformën Zgjedhore.
Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar dy emrat e anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përsa i përket Reformës Zgjedhore koha po ecën, ka disa gjëra që kërkojnë kohë si përdorimi i teknologjisë në votim apo depolitizimi i komisioneve zgjedhore. KQZ aktualisht është me pesë anëtarë është për t’u keqardhur, shkruan Shqiptarja.com.
Përsa i përket lirisë së medias, ai tha se liria për median do te thotë një media e përgjegjshme dhe me standard, ndërsa komentoi edhe nismën e qeverisë për paketën anti-shpifje.
Që të bëhet diçka në lidhje me shpifjen nuk ka gjë të keqe, por duhet kujdes. Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes, duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në kod penal.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se BE ka mbështetur hartimin e një kodi të ri etike në të cilin ka edhe një rregullore për median online.
Ruajtja dhe mbrojtja e lirisë së medias kërkon një përkushtim të fortë. Këto janë disa aspekte që duhet të jenë të mirë përcaktuara te çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Nuk dua të flas për ato çështje që ju i dini shumë mirë, por dua të shpjegoj se çfarë dëshirojmë që të bëjmë ne. Ne kemi mbështetur hartimin e një kodi të ri etike dhe në të cilin ka edhe një rregullore për median online duke synuar një version të përditësuar të kodit. Ndihmesa jona për të drejtat e punës së gazetarëve shqiptarë. Bashkë me OSBE po përfundojmë një program për forcimin e transmetuesit publik dhe për të përforcuar departamentin e gazetarisë në UT. Ne do të kemi edhe vitin tjetër financime për gazetarinë investigative. Ne e bëjmë këtë sepse besojmë se forcimi i gazetarisë është e vetmja mënyrë për të luftuar autocensurën. Liria e shtypit është për të kritikuar dhe kundërshtuar.
Veritas.com.al/