Teodoros Pangalos, ish-ministri i jashtëm dhe ish-zëvendëskryeministri i Repuliks së Greqisë, është pyetur nga televizioni ‘Skai’ mbi ngjarjen e fundit në Bularat, ku u vra një 35 vjeçar nga komuniteti i minoritetit grek, nga Policia e shtetit. Kacifas u vra pasi kishte terrorizuar fshatin me të shtëna a utomatiku dhe më në fund sulmoi policinë.
Teodoros Pangalos deklaroi se kryeministri Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar duke thënë se ai donte të merrte vota në jug të Shqipërisë.
I pyetur nëse Greqia do pranojë kërcënime nga Shqipëria, zoti Pangalos tha se politika e jashtme nuk bëhet kush është më i fortë.
“Nuk bëhet politikë e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidhë problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.
Lidhur me debatin se Kacifas nuk u lejua të vendoste flamuj në Bularat, Pangalos thotë se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.
“Unë pashë në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj këtë që thonë se nuk e lejuan të vendosë flamur. Nuk e kuptoj se çfarë deshi ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?”, u shpreh Pangalos.
Madje ai ka shkuar deri aty sa ka thënë se kushdo ka armë në dorë duhet të qëllohet.
“Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë. Nëse jeni ju …”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.