Kompania e automobilave ‘Lamborghini’ i ka dhuruar Papa Franceskut një makinë Lamborghini, në edicionin e ri të makinës Lamborghini ‘Huracan sports’. Por Papa vendosi që këtë makinë të shtrenjtë garash ta nxjerrë në ankand dhe fitimet e saj t’i dërgojë për bamirësi në Irak.

Drejtuesit kryesorë të kompanisë e prezantuan makinën para Papa Francesku në Vatikan ditën e Mërkurë në mëngjes. Me këtë rast Papa bekoi makinën ku vizatoi edhe kapuçin e tij papnor. Vatikani deklaroi se makina e dizajnuar në ngjyrat papnore- e bardhë me të artë- do të nxirret në ankand nga Sotheby dhe të ardhurat do të përdoren për rindërtimin e qytetit  të lashtë Nineveh, mbi Mesapotami, krahas me dhuratat e tjera të bamirësisë.

Makina luksoze ‘Lamborghini Huracan’ kushton më shumë se 400,000 dollarë, por prodhimi special si ky i makinës sportive papale, me siguri që kap një shifër mjaft më të lartë. Një motoçikletë Harley-Davidson i dhuruar Papës, është rishitur për diku 13,000 dollarë, por që në  ankandin e Parisit shkoi deri në 327,000 dollarë në vitin 2014. Fitimet nga shitja shkuan për banesa për njerëzit pa shtëpi dhe kuzhinën e supës pranë stacionit të trenit në Termini, Romë.

Veritas.com.a/