Papa Françesku bëri një apel për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij, duke i quajtur sulmet e Rusisë një “agresion të armatosur të papranueshëm”.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e atyre që vuajnë dhe le të pushojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai.

Papa kërkoi që sulmet të ndaleshin dhe shtoi se bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe shënjestrimi i civilëve në Ukrainë është “barbar” dhe pa “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.