Papa Francesku ka përdorur fjalë të ashpra këtë të premte për të përshkruar libertarianët. Ai tha se libertarianët mohojnë vlerat e gjërave të përbashkëta dhe se janë në favor të egoizmit radikal ku gjejnë vetëm çështje personale.

“Unë nuk mund të rri pa folur rreth një rreziku të madh që vjen bashkë me invazionin e individualizmit libertarian në shtresat e larta të kulturës, në shkolla dhe në Universitete”, tha Papa në një mesazh të dërguar anëtarëve të Akademisë Pontifikale të Shkencave Sociale të mbledhur në Vatikan dhe që më pas i ndau me një nga mediat më konservatore, siç është Breitbart News.

“Një karakteristikë e përbashkët e paradigmës zhgënjyese është se ajo minimizon gjërat dhe vlerat e përbashkëta. Kjo është ideja se “jetojmë mirë” ose e ‘jetës së mirë’ nën kornizën e komunitarizmit”, tha Francesku. – Në të njëjtën kohë ata ekzaltohen nga “ideali egoist”.

Papa Francesku tha se libertarianizmi, “i cili është kaq shumë në modë sot’ është një formë më radikale e individualizmit se sa vlerësimi “vetëm i vlerave individuale’ dhe se vetëm disa persona vendosin ‘nëse një gjë është e mirë ose e keqe”.

Kjo është hera e parë kur Papa Francesku angazhohet me fjalë hapur kundër libertarianëve, që në fakt janë shumë afër ose të njëjtë me një lloj ‘socializmi anarkik’, ose me liberalët majtistë që jnë kundër Brexit-it, kundër zgjedhjes së Trump dhe kundër ‘populistëve’ konservatorë në Europë.

/Veritas.com.al/