(FOTO: Papa Francis në meshën e Sheshit në Shën Pjetrit)/

Papa Francis ka vlerësuar edhe një herë krizën e emigrantëve në Europë, duke iu kërkuar emigrantëve që të respektojnë ligjet dhe zakonet e vendit ku kanë mbërritur, dhe ta ruajnë kulturën e origjinës.

Pas meshës së mesditës të të Dielës, Papa foli para turmës së mbledhur në Sheshin ”Shën Pjetri” se kjo ditë është shënuar për përkujtimin e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve. Dhe përkujtimi i i këtij viti do të fokusohet te emigrantët “nën moshë, të dobët dhe memecë”.

“Këta janë vëllezërit tanë dhe motrat tona të vegjël”, tha Francis “sidomos ata që janë të pashoqëruar, të ekspozuar nga rreziqe të panumërt. Po ju them se këta janë shumë. Është imperativ që zbatimi i çdo mase për të garantuar mbrojtjen ndaj emigrantëve nën moshë; si dhe për integrimin e tyre”- tha Papa Francis.

Duke u kthyer te ideja e emigrantëve dhe origjinave etnike, Papa iu uroj atyre një jetesë paqësore në shtëpinë e tyre të re, por i inkurajoji që të respektojnë “ligjet dhe zakonet lokale”, ndërsa në të njëjtën kohë të ruajnë vlerat e tyre kulturore.

/Veritas.com.al/