Nga L. Skiroi/ Veritas.com.al/

Në Tiranë është shënuar një ngjarje shumë e rëndë; ndoshta më e rëndë se ngjarjet që flasin për vrasje me armë dhe kultivim kanabisi- që tashmë janë kthyer në “fashion news”. Në Tiranë një baba është denoncuar, madje edhe arrestuar, sepse provokonte seksualisht dy fëmijët e tij të mitur 7 dhe 6 vjeç; i pari me iniciale emri A. Sh. dhe i dyti U. Sh.

Mirëpo më parë se burri dhe babai, Denis Sh., të ketë arritur te krimi monstruoz i ngacmimit seksualisht ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, nuk ishte i kulluar nga qielli. Jo vetëm i kulluar, por me sa duket, as i zakonshëm- me defekte njerëzore të pranueshme.

Pas denoncimit të fëmijëve mbi aktin monstruoz, u hapën edhe “fletë” të tjera për Denis Sh. Ish- gruaja e tij, me të cilët ka lindur dy fëmijët e dyshuar si të dhunuar prej babait, kishte kërkuar “mbrojtje” nga Policia e shtetit dhe Policia i paska akorduar menjëherë “urdhër mbrojtjeje”. Domethënë ky ushtronte dhunë ndaj ish- gruas. Madje është kallëzuar edhe për “veprime të turpshme” ndaj ish- gruas.

Por para se të bënte këto akte, kishte kryer krime të tjerë, për të cilat thuhet se ka dëshmuar vetë nëna e fëmijëve. Pa lënë në harresë faktin se Denis Sh., është vetëm 32 vjeç.

Dhe më në fund lind pyetja ndaj nënës së fëmijëve denoncues: Vallë kjo grua, a u mendua pak para se të martohej me një njeri që menjëherë pas martese manifestoi monstruozitet me sjelljet e tij në familje? Po para se kjo grua ta bënte dy herë baba burrin Denis Sh., vallë a u mendua sado pak se çfarë po bënte ndaj dy fëmijëve që po sillte në jetë?!

Ka shumë pyetje për gratë që bëhen nëna dhe që mbajnë me vete mrekullinë e dashurisë e të kujdesit për fëmijë e familje. Por një pjesë e kësaj kategorie të lartë njerëzore, që amësojnë, mendohen pak ose aspak para se të bëhen (padashur) shkak i vuajtjes së disa të tjerëve që janë fëmijët.

E pse? Sepse nëna iu ka zgjedhur një baba të tillë.

/Veritas.com.al/