Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i terroristit nga Taxhikistani, të ISIS, Komron Zukhurev, në Shqipëri. 24-vjeçari është pjesë e një celule, që planifikonte sulme në Gjermani, ku deri tani 9 prej anëtarëve kanë rënë në pranga.

Hetimet gjermane kanë zbuluar se kjo celulë kishte bërë të rinjtë bashkë dhe ishin nisur për  në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Më pas, ata kanë ndryshuar objektiv, duke vendosur që të kryenin sulme në Gjermani.

Kjo celulë, ku ishte pjesë dhe 24-vjeçari i arrestuar në Tiranë, kishte kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan, nga të cilët mernin udhëzime. Në përgjimet e kapura nga hetuesit gjermanë, kjo celulë terroriste kishte siguruar armë dhe municione, si edhe para për të kryer sulme terroriste jo vetëm në Gjermani.

Në një komunikim me një prej antarëve të identifikuar si Ravsan B. hetuesit zbuluan se ai kishte marrë përsipër që të kryente një sulm në Shqipëri dhe do të paguhej 40,000 dollarë. Por, më vonë gjatë planifikimit të këtij sulmi, ai hoqi dorë. Më vonë, në mars të këtij viti nga kjo celulë u arrestuan 5 vetë në Gjermani, përfshi edhe Ravsan B., ndërsa 4 të tjerët u arrestuan në fillim të prillit, po në Gjermani.

VERITAS.COM.AL