Para selisë së Kryeministrisë ndodhen dhjetëra, ndoshta disa qindra studentë të Universitetit të Tiranës. Ata kërkojnë, me pllakata në duar dhe me thirrje që të dëgjojë qeveria, uljen e tarifave të studimit. Për këtë qëllim ata kanë nënshkruar edhe një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit.
Kërkesat e studentëve janë katër:
-1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;
-2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;
3) Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;
4) Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.
Protesta po vazhdon.
(Continue)/