Anëtarët e Parlamentit Europian kanë kërkuar që të bllokohet mundësia për lëvizjen pa viza për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, sepse Washingtoni ka përjshtuar qytetarët e pesë vendeve të Bashkimit Europian (BE) nga politika e hyrjes në Amerikë “pa viza”.

Pavarësisht paralajmërimeve se një lëvizje e tillë mund të dëmtojë industrinë turistike të Europës, anëtarët e Parlamentit Europian bëjnë thirrje për riprezantimin e vizave për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, për të cilën gazeta “The Wall Street Journal” tha se reflekton “armiqësi mes disa politikanëve të Bashkimit Europian dhe administratës së Donald Trump”.

Të Martën, parlamenti Europian kërkoi nga Komisioni që të adaptojë masa penguese kundër qytetarëve të Shteteve të Bashkuara “brenda dy muajve”, sipas citimeve nga politika e Uashintonit që mohon vizat për qytetarët e Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros dhe Polonisë”.

Ndërsa Komisioni ligjërisht kishte kërkuar që nga prilli i kaluar për ndalimin e hyrjes pa viza të qytetarëve amerikan, anëtarët e bllokut preferuan të mos ndërmerrni veprime deri tani.

Rezoluta për pezullimin e vizave për qytetarët amerikanë, sipas programit”Visa Waiver Programme” e komplikon akoma më shumë çështjen; pasi dihet se rreth 30 milionë turistë amerikan vizitojnë çdo vit Europën dhe kjo kushton 44  miliardë sterlina.

/Veritas.com.al/