Seanca e sotme Parlamentare ka pranuar në rendin e ditës edhe ligjin e ri për ndërtimin e një Teatri të Ri në Tiranë, pikërisht në truallin ku ndodhet sot ‘Teatri Kombëtar’.
Projektligji ka kohë që është bërë pjesë e debateve politike, në media dhe mes artistëve e spektatorëve, që nuk u pajtuan me ‘prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar’.
Presidenti i Republikës, për të dytën herë kërkoi korrigjime mbi projekt- ligjin; herën e parë qeveria përmirësoi disa nga vërejtjet që kishte bërë Presidenti.
Por për herë të dytë, maxhoranca parlamentare nuk pranoi më.
Parlamenti ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Mazhoranca rrëzoi me 74 vota dekretin presidencial, vetëm ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë ne votim.
Në këtë mënyrë i hapet rruga zbatimit të ligjit mbi ndërtimin e Teatrit/
Veritas.com.al/