
Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian Press TV.
Deklarata vjen nga gjeneralmajor Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në parlamentin iranian, i cili tha se vendimi përfundimtar do t’i takojë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Ngushtica e Hormuzit, e vendosur mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, është korridori i vetëm detar që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme për tregtinë ndërkombëtare të naftës dhe gazit.
Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta. Qendra britanike për Operacionet Detare Tregtare (UKMTO) dhe Qendra e Informacionit Detar të forcës shumëkombëshe të udhëhequr nga SHBA (JMIC) kanë paralajmëruar për një nivel të “lartë” kërcënimi në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe pas goditjeve ajrore të fundit nga SHBA.
Siç është theksuar më herët nga ekspertët, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një goditje ekonomike më të rëndë se ajo e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës
Komente