(FOTO: Mogherini dhe Vucic)/

Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme, italiania Federica Mogherini vizitoi sot Parlamentin e Serbisë, në udhëtimin e saj nëpër Ballkanin Perëndimor me misionin për të “mbledhur Ballkanikët në Bashkimin Europian”.

Mirëpo, sapo hyri në sallën e Parlamentit serb, Mogherini u përball me një zë gjëmues të parlamentarëve “Uuuuuuuuuu!”.

Sapo u ngrit të marrë fjalën për të shpalosur ofertën e Bashkimit Europian ndaj Serbisë, një numër i madh deputetësh u ngritën më këmbë duke thërritur: “Duam Rusinë, jo Europën,… Duam Rusinë, Duam Rusinë!”.

Sebia nuk e beson Brukselin!” thërrisnin deputetët.

Thirrjet për Serbi dhe “jo për BE”, vazhduan gjatë kohës pasi nisi të flasë edhe kryeministri i Serbisë, Vucic.

/Veritas.com.al/