(I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetovic)
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vote dhe vetoje. Në një konferencë për shtyp i dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic tha se duhet t’i japim një shans propozimit francez.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vote e kërkoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference me kryeministrin holandez Mark Rutte.
“Nëse më pyesni mua do thosha po, sigurisht, pse mos të ulet Shqipëria në vendet evropiane në të njëjtën tryezë por pa të drejtë vote dhe vetoje por sërish të marrë pjesë? Kanë pritur 30 vjet. Jepini njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE-së në vendin e tyre”, tha Ahmetovic.
I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic në një konferencë për mediat ku ka komentuar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I pyetur nëse mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Ahmetovic tha se i sheh këto dy vende në rrugëtimin europian sëbashku.
Ndalur në Ballkanin e Hapur, ai tha se duhet të jetë vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Ndoshta edhe në konferencën e ardhshme të procesit të Berlinit. Scholz do zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk i them jo, duhet ti japim një shans, dhe është vetëm një element i procesit të Berlinit dhe kreu është Procesi i Belinit dhe jo Ballkani i Hapur”, tha ai.