(FOTO: Protesta anti Merkel në Gjermani)/
Partia e Angela Merkel vazhdon të bjerë nga votat favorite Gjermane, sipas sondazheve më të fundit të Bild, shpallur ditën e Diele.
Sipas polleve, shifrat tregojnë që vetëm brenda një jave numri i mbështetësve të Partisë Bashkimi Kristian Democrat (CDU) dhe motra e saj Bashkimi Social Kristian, bie nga 37 në 36 për qind të mbështetësve.
Ndërsa vëmendja e votuesve për partinë anti- emigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe Partinë Social Demokrate (SPD) mbetën të pandryshueshëm nga java e kaluar, dmth., 21 dhe 12 për qind, respektivisht.
Duke folur në një konferencë të partië në fillim të muajit, Merkel, e cila po kërkon mandatin e katërt, iu bëri thirrje votuesve që të qëndrojnë më këmbë për vlerat liberale.
Rënia e madhe e Merkel në partinë e saj ose në publik ka ardhur sidomos pas intervistës së Donald Trump në revistën Times ku tha se vendimi i kancelares gjermane për të mirëpritur emigrantë, ishte “gabim katastrofik”.
/Veritas.com.al/