Elizabeth Piper

LONDER (Reuters) – Partia Laburiste në Britani do të zgjedhë një liderd të ri të Shtunën, me shefin e politikës së Brexit Keir Starmer pararendësin për të marrë përsipër një parti thellësisht të ndarë që, nën socialistin veteran Jeremy Corbyn, pësoi një humbje shkatërruese në zgjedhjet e dhjetorit.

Përfundimi i garës së lidershipit, që nga koha kur Corbyn njoftoi dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve, është lënë në hije nga epidemia e koronavirusit në rritje në Britani, pothuaj duke heshtur fushatat e aspiruesve.

Por për shumë në partine Laburiste, zgjedhjet e së shtunës do të jenë një shans që partia të nisë nga fillimi dhe të largohet nga vitet e rreshtave mbi gjithçka, sesi të perballohet largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe akuzat për antisemitizëm midis anëtarëve, deri në kthesën e partisë majtas nën Corbyn.

Mund të mos jetë e lehtë. Konservatorët e kryeministrit Boris Johnson kanë pushtuar pjesën më të madhe të territorit tradicional të Laburistëve, me krizën e koronavirusit duke bërë që partia qeverisëse të aktivizojë rubinetat e shpenzimeve dhe ti japë fund masave shtrënguese ekonomike.

“Këto zgjedhje kanë qenë të gjata – dhe është e drejtë të themi se nuk ka mbaruar në atë mënyrë siç priste ndonjë nga ne,” u tha Starmer mbështetësve të enjten në një email të drejtuar nën parullën e tij “një tjetër e ardhme është e mundur”.

“Me fushatat që kanë zhvilluar të gjithë kandidatët, unë sinqerisht besoj se kemi dalë nga skaji tjetër i këtij konkursi si një parti më e mirë: më e bashkuar dhe e gatshme për të ndërtuar një të ardhme tjetër.”

Starmer, i cili ka qenë i kujdesshëm në përpjekjet për të mbartur mbështetësit e Corbyn ndërkohe duke mbajtur në bord më shumë anëtarë të qendrës së Laburistëve, kryeson në sondazhe, përpara Rebecca Long-Baileyt, një aleate e Corbyn dhe Lisa Nandyt në vendin e tretë.

Më shumë se 580,000 anëtarë të Laburistëve, anëtarët e filialeve përmes unionit tregtar ose shoqërive socialiste dhe njerëzve që paguan 25 paund për t’u regjistruar si mbështetës , të gjithë kanë pasur të drejtë të votojnë në zgjedhje.

Lideri i ri do të shpallet të Shtunën në mëngjes në një deklaratë, në vend të një eventi të drejtpërdrejtë për shkak të koronavirusit, me tre kandidatët kryesues që u është dashur të regjistrojnë një fjalim fitoreje para kohe para se të dine rezultatin.

Starmer, një ish drejtor i procedimeve publike i cili ishte nominuar kavalier në vitin 2014 për shërbime ndaj ligjit dhe drejtësisë penale, ka premtuar se nuk do ta “kthejë” partinë përsëri në qendër, por gjithashtu ka paraqitur një qëndrim më pro-BE, duke sugjeruar që ai do të sillte përsëri lëvizjen e lirë për qytetarët e bllokut.

Por shumë që kanë mbështetur Corbyn thonë se ata kanë frikë se Starmer duke qenë nën presion ka për të hequr dorë nga axhenda e ish-liderit të krahut të majtë dhe të përpiqet të rindërtojë një bazë të anëtarësimit nga qendra, duke e ndryshuar partinë përsëri në diçka më të afërt me atë të udhëhequr nga Tony Bler, i cili ishte kryeministër nga 1997 deri në 2007.

VERITAS.COM.AL/