Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin ku do të shpallë edhe nisjen e fushatës zgjedhore për qeverisjen lokale.

Qytetarë të panumërt të Tiranës, me flamuj në duar kanë mbushur sheshin ‘Nënë Treza’ para Pallatit të Kongreseve, ku pritet të shpallet kandidatura e Erion Veliajt për kryetar bashkie në Tiranë. Çfarë bie në sy nga manifestimet e mëparshme politike, në manifestim marrin pjesë vetëm qytetarë nga kryeqyteti, jo të transportuar nga rrethet drejt Tiranës.

Në programin e Kongresit është parashikuar të flasin një numër i madh ligjëruesish, aktivistë,  ministra, deputetë, kryetarë bashkish, etj.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre salla të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

Veritas.com.al/