Gjykata është tërhequr për vendim, ku do të vendoset nëse ish kryeministri Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë, do shkojnë në gjyq për dosjen “Partizani”

Më herët, mbërri në ambientet e SPAK, Sali Berisha. Kjo çështje ka rreth 7 muaj ku avokatë të Berishës kanë kërkuar shtyrjen.

Mbetet për tu parë vendimarrja e gjykatës nëse do të kërkojë kalimin për gjykim. Ligji e parashikon që seanca paraprake të zgjas 30 ditë, por nuk parashikon ndonjë sanksion për zvarritjen e tij.

Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave për aferën e kompleksit Partizani.

Dosja ‘Partizani’, të pandehurit:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

– Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

– Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

– Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *