I Dërguari i Posaçëm Amerikan Gabriel Escobar vijon ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, ku këtë të mërkurë. Pas takimit kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Escobar tashmë ndodhet në zyrën e Metës.
Gazetarja Erneta Shevroja, raporton për ABC News se ky është takimi I fundit politik që ai po zhvillon në vendin tonë, ku pritet që të dërgojë mesazhin e amerikanëve për rëndësinë e procesit zgjedhor të 14 majit.
Gjithashtu takimi me Ilir Metën duket se do të jetë dhe si një ndërmjetësim për të dërguar mesazhin e tij tek Sali Berisha, në mënyrë indirekte meqë në këto zgjedhje ato garojnë si një koalicion i përbashkët.
Ndërkohë një ditë më parë pas mbërritjes në Tiranë ai ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Bajram Begaj,dhe në focus të këtij takimi duket se kanë qenë zgjedhjet locale të 14 majit.