Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të ekzistojë më pas datës 19 Dhjetor 2019 kur nis edhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot në orën 12:00, ku vendosi për transferimin në rrethe të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas mbylljes dhe krijimit të SPAK-ut.
Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm:
Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara ,Sonila Muhametaj , Pranvera Pustina do të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.
Prokurori Artan Bajrami do transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.
Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë. Të gjitha emërimet janë votuar me 11 vota pro.
Ndërsa për ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:
Me 11 vota pro, Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Emërimin e ka në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.
Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë:
Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.
Pas datës 19 dhjetor nuk do të ketë më Prokurori të Krimeve të rënda
Po ashtu, me 11 vota pro, Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.
Me 11 vota pro, ndërprihet caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.
Po me 11 vota pro, u miratua projekt-akti pёr caktimin e përkohshëm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn ne fuqi me dt.1 Janar 2020. Prokurorja Arta Marku gjithashtu është edhe anëtare e KED për 2019.
Miratohet me 11 vota pro projekt-akti vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti i vlerësimit i paraqitet KPK.
Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z. Kreshnik Ajazi.
Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai deri më 30.12.2019.
Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.
Miratohet unanimisht veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.