Sot që në mëngjes oficerë të Policisë gjyqësore të prokurorisë së Tiranës kanë trokitur në zyrat e selisë së PD ku kanë kërkuar video- përgjimet e shfaqura dje para publikut nga zyrtarë të lartë të PD.
Por menjëherë pasi janë dorëzuar ‘provat’ mbi pjesëmarrjen e vëllait të ministrit Xhafa në trafikimin e drogës, kreu i Partisë Demokratike Lulzm Basha ka thirrur një mbledhje urgjente në selinë e PD me aleatët e kësaj force politike.
Nga media thuhet se mendohet se temë e debatit të jetë qëndrimi i opozitës pas bërjes publike të një skandali tjetër të qeverisë Rama që ka të bëjë më Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit u vendos që demokratët ti kthehen pjesëmarrjes në Komisionet parlamentare për të denoncuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe për të bërë të qartë qëndrimin se nuk do të ketë normalitet në qoftë se deri të enjten nuk ka reagim nga ana e maxhorancës, duke lënë të kuptohet aksion me protesta deri në bojkot.
Veritas.com.al/