(FOTO: Jakup Krasniqi)/

Pas Ramush Haradinajt deri sot kryeministër,  edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka marrë ftesë për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është ftuar që më 24 korrik të paraqitet për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik 2019.

“Është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, ka shkruar Krasniqi.

VERITAS.COM.AL/