Koment/

Kuvendi po bëhet gati me një ‘plan B’ për të shmangur dëmet që mund t’i shkaktojë presidenti vetë Republikës dhe Kushtetutës, edhe në kushte ekstreme sikur të çmendet ose të frikësohet.

Këtë projekt- ligj e ka hartuar maxhoranca në rrethanat kur presidenti Meta bllokoi Kushtetutën dhe Reformën zgjedhore.

Për të shmangur situata si ajo me Arta Vorpsin, të cilën Presidenti i republikës nuk e thërriti në ceremoninë e betimit si anëtare e gjykatës kushtetuese, Kuvendi është duket përgatitur

draftet për zhbllokimin e situatave të mundshme kur kreu i shtetit refuzon organizimin e ceremonisë së betimit.

Në draftet e siguruara nga media thuhet se nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. “Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.” thuhet në draftin e hartuar nga Kuvendi.

Veritas.com.al/