Ambasadori amerikan Donald Lu, së bashku me ish ambasadorin Aleksandër Arvizu, i cili ka mbërritur dje në Tiranë, pasi kanë takuar kreun e opozitës, Lulzim Bashin janë ndalur në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se dy diplomatët amerikanë kanë takuar kreun e këtij institucioni, Ilir Metën. Takimi vjen një ditë pasi Meta në një darkë prej 4 orësh me kreun e qeverisë, Edi Rama vendosën që të jenë së bashku në koalicion edhe për 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohën që opozita nga ana e saj nuk tërhiqet nga protestat dhe njëkohësisht bojkotimi i institucionit ligjvënës. Mesa duket Arvizu ka ardhur me mesazhe të qarta këtë herë për klasën politike, e cila është në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri dhe ato parlamentar që do të mbahen në qershor.
/Verritas.com.al/