Familja Berisha u bë dëshmitare e dy incidenteve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri po ngjitej në podium për të marrë fjalën e tij.
Teksa përshëndeste me dy gishtat lart të pranishmit, nuk vuri re dy shkallët që dërgonin për te foltorja duke u rrëzuar.
Por, Kuvendi Kombëtar nisi me një incident që në premisat e saj.
Protagoniste u bë bashkëshortja e ish-liderit demokrat, Liri Berisha.
Ndërsa takohej me delegatët demokratë, Liria u pengua duke mbetur në dysheme për pak momente.
Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh.
Më herët, ish-kryeministri mbërriti në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Ky i fundit, u mirëprit nga kryetari i Komisionit të Rithemelimit – i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit – Belind Këlliçi.