Salvini gati për të ndaluar edhe misionet ndërkombëtare: “Për fat të keq, qeveritë e mëparshme kishin nënshkruar marrëveshje”
Pasi bllokuam OJQ-të, është momenti i anijeve të huaja ushtarake që – nëpërmjet misioneve ndërkombëtare – sjellin në Itali emigrantët e rikuperuar në Mesdhe.
Ndërsa ne Messina janë zbarkuar në mbrëmje 106 emigrantë të transportuar nga patrulla ushtarake irlandeze Samuel Beckett – e cila i kishte shpëtuar ata më 5 korrik – Matteo Salvini hap një front të ri. Edhe këtë herë ai e bën këtë me një njoftim në faqen e tij në Facebook.
“Pasi kam ndaluar anijet e OJQ-ve, të enjten do të dërgoj në tryezën evropiane në Innsbruck kërkesën italiane për të bllokuar ardhjen në portet italiane të anijeve te misioneve ndërkombëtare aktualisht të pranishme në Mesdhe”, ka shkruar ministri i Brendshëm, por duke vene gishtin kundër paraardhësve të tij: “Për fat të keq qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kishin nënshkruar marrëveshje (në shkëmbim te çfarë?) sepse të gjitha këto anije te shkarkonin emigrantë në Itali, me qeverinë tonë muzika ka ndryshuar dhe do të ndryshojë”.
Veritas.com.al/