Katërmbëdhjetë persona janë duke u gjykuar në Francë për sulmin vdekjeprurës në revistën satirike Charlie Hebdo që ndodhi në vitin 2015.

Shumica e bashkëpunëtorëve të dyshuar janë në gjykatë në Paris, por tre po gjykohen në mungesë.

Ata akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit militantë islamikë të cilët qëlluan për vdekje 12 persona brenda dhe përreth zyrës së Charlie Hebdo në Paris në janar 2015.

Në një sulm të koordinuar, një i armatosur i tretë qëlloi për vdekje një polic, pastaj sulmoi një dyqan hebre, duke vrarë katër vetë.

17 viktimat u vranë për një periudhë prej tre ditësh. Të tre sulmuesit u vranë nga policia. Vrasjet shënuan fillimin e një vale sulmesh xhihadiste në gjithë Francën, që la më shumë se 250 njerëz të vdekur.

Në ditët pas sulmeve të janarit 2015, miliona njerëz morën pjesë në marshimet e solidaritetit në të gjithë Francën dhe nëpër botë nën parullën “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie).

VERITAS.COM.AL