SHBA dhe Bashkimi Europian pajtohen që rajoni i BB i përket BE -së dhe negociatat e pranimit Shqipëri, Maqedoni e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë”, ka qenë mesazhi i rëndësishëm i diplomates amerikane Yuri Kim kundrejt Bashkimit Europian, një ditë pas publikimit të progres-raportit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një takimi me zyrtarin e Lartë Josep Borrell ka kërkuar që të mos vonohen procedurat për hapjen e negociatave me Shqipërinë e dhe Maqedoninë e Veriut
Siç thuhet në deklaratën për media, pas takimit të fundit midis Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Shtetet e Bashkuara dhe BE ranë dakord të forcojnë më tej angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane.
Reagimi i plotë i ambasadores amerikane Yuri Kim:
SHBA dhe Bashkimi Europian pajtohen që rajoni i BB i përket BE -së dhe negociatat e pranimit Shqipëri, Maqedoni e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.