(FOTO: Arkiv)/
Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në qytetin e Durrësit. I kontaktuar nga Sipas agjencisë “BalkanWeb” Nano nuk dha detaje për takimin, por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.
Metafora e timonit është kthyer ditët e fundit në kryefjalën e replikave në distancë mes PS dhe LSI, ku spikat kryeministri Rama i cili hapur kërkon në fushatë të paktën 71 mandate për të “drejtuar i vetëm timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër”.
Sipas burimeve , nga zona e vilave qeveritare në Durres, sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur rreth dy orë së bashku.
Të njëjtat burime tregojnë se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.
Veritas.com.al/