Kreu i Bindjes Demorkate Astrit Patopzi ka deklaruar se vendimi i presidentit Ilir Meta u ndikua nga qëndrimi i Zëvendës Ndihmës-Sekretarit amerikan të shtetit Mathew Palmer e pikërisht për këtë arsye zgjedhjet duhet të mbahen në 30 qershor.
‘E vetmja gjë që prishi qetësinë e ditës ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila mesa duket zgjoi edhe reagimin e metës. Unë mendoj që për këtë arsye zgjedhjet janë mundësia më e mirë e mundshme dhe e vetme për Shqipërinë”, tha Patozi.
“Ne mendojmë se ky nuk mund të jetë një debat kushtetues. Po të kishte qenë i tillë Presidenti do e kishte ezauruar këtë përpara se të binte gongu i nisjes së fushatës, sepse ashtu i takonte që ta bënte. Ne mendojmë se zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze me të cilat nuk mund të tallesh, nuk mund të luash.
Nuk mund t’u thuash miliona shqiptarëve të përfshirë në fushatë, qoftë edhe duke parë pamjet që vijnë nga fushatat e partive garuese t’u thuash që anulohet loja. Mendoj se nuk është çështje kushtetuese por është çështje thellësisht politike. Ne nuk kemi pse presim nesër për të lexuar argumentet e Presidentit për këtë çështje, sepse është një çështje e mirëfilltë politike.
E vetmja gjë që prishi qetësinë e ditës ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila mesa duket zgjoi edhe reagimin e metës. Unë mendoj që për këtë arsye zgjedhjet janë mundësia më e mirë e mundshme dhe e vetme për Shqipërinë”.
Veritas.com.al/