Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Astrit Patozi, kryetari i partisë Bindja Demokratike.
Patozi foli për 2 marsin dhe skenarin e Ilir Metës.
Astrit Patozi: Ilir Meta ndihet ngushtë për dy arsye, e para se nuk e ka të qartë fatin e tij politik duke përfshirë këtu edhe halucinacionet që mund të ketë për shkak të reformës në drejtësi, por mbi të gjitha ndjen që pushteti i Edi Ramës, një rival i tij brenda së majtës po bëhet përherë e më i madh. Ai ndihet i kërcënuar dhe kaq është e gjithë historia.
Patozi ndër të tjera tha se Meta do patjetër sherr dhe se për këtë do që ta ndjek populli.
“Ai miting bëhet për arsye personale”.