Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, se forcat e reja do të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e prillit. Sipas Patozit, kjo do të ndodhë pasi qytetarët e mërzitur me partitë e mëdha janë të shumtë në numër.  Patozi tha se Bindja Demokratike shkon në këto zgjedhje me synimin për të marrë vende në Parlament, në të kundërt ai do të lërë politikën. Ai shtoi se marrëveshja e 17 majit 2017 ishte flirti më i madh në politikën shqiptare. Një koalicion të mundshëm mes PS dhe PD, Patozi e sheh si “dorëzim” të Shqipërisë. 

Situatë ideale quaj që partitë që nuk duan rotacion të jenë përcaktuese dhe të marrin një rol të gjerë. Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje, është Arnautistan. Ne kemi nevojë të ndryshojmë mendësi në të bërit politikë. Unë kam qenë i realizuar edhe me aq sa kisha bërë deri në 201-ën, por nuk është karriera ime në lojë, por Shqipëria. Gjatë gjithë jetës time politike nuk jam shquar për patetizëm, nuk jam shquar që kam marrë shpatën dhe do u heq skeptrin atyre që e kanë marrë me dhunë, me hir apo me pahir. Shqiptarët e mërzitur janë shumë dhe e di që nuk mund të vijnë të gjithë në këto zgjedhje. Ka nga ato që regjimi i ka bërë të dorëzohen dhe ata sot mendojnë se nuk ka jetë nëse nuk je nën ombrelllën e njërës prej partive të mëdha. Në këto zgjedhje ka forca të reja që do të sjellin ndryshimin dhe shqiptarët e mërzitur t’i mbështesin dhe të kenë mundësi edhe të shkarkohen. Ne jemi këtu për të dhënë një alternativë të re sepse në Shqipëri dhe të gjithë botën nuk të fal njeri gjë kot. Ne e kemi marrë përsipër këtë risk.

Patozi: Nëse nuk përfaqësohemi në Parlament, lë politikën

Shqiptarë të implikuar gjykoj militantët e partive dhe nuk gjykoj më shumë se 50 mijë të tillë, ato janë levat e pushtetit që kepërdoren nga kryetarët e kompromentuar dhe një nga kryetarët bëhet kyeminsitër dhe më pas kthehet në përbinëdësh. Në rast se ne nuk përfaqësohemi fare në Parlament unë nuk do të merrem më me politikë, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Zgjedhjet e 25 prillit më të mira, por çakejtë e votës janë të njëjtët

Si do jenë këto zgjedhje? Shpresoj që të jenë më të mira se pararendëset, ka shumë arsya që më bëjnë të mendoj kështu. Ka më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët dhe prozhektorët do të jenë të drejtuar aty ka protagonizëm personal më shumë se sa herë të tjera. Ka dhe një arsye tjetër që nuk e thotë askuzsh po që duhet përmendur që në marrëveshjen e 5 qershori 20% e kutive mund të rinumërohen. Frika ekziston për partitë e reja sepse çakejtë e deformimit të votës janë po të njëjtët.

Marrëveshja e 17 majit, flirti më i madh në politikën shqiptare

Nuk ka nevojë të bëhen pazare. Qasja juaj është a gabuar, për të shmangur kofliktin hajde bëjmë flirtin. Konflikti ndodh sepse ka pazare. Nëse njëri tjetrin e konsiderojmë kundërshtar, nuk ka nevojë të shahemi dhe të bëjmë luftë. Marrëveshja e 17 majit ishte flirti më i madh në politikën shqiptare. U krijua ideja që do të kishte një lloj clirimi. Pas dy vjetësh ne patëm gati konflik civil. Ne si parti nuk kemi armiq, kemi kundërshtarë. Po u bë një koalicion i madh Shqipëria do të qetësohet? Nuk ka për të ndodhur.

Djegia e mandateve nga opozita

Fakti që ata deputetë e kanë ndjerë që i ka dëmtuar dhe fakti që e thonë ka një adresë dhe ata i drejtohen dikujt që kanë qenë pre e një aventure dhe disa aventurierëve politikë që për mendimin tim ka qenë vendimi më drastik që ka penalizuar të gjithë ata që e ndërmorën. Nëse do kishin hyrë në zgjedhjet e 2019-s, Rama do të ishte i humbur sot, nëse ata nuk do të kishin bërë atë veprim politik. Nëse mandatet nuk do të ishin djegur. Nuk besoj se në 50 vite të tjera do të ketë gabim më fatal në politikë. Por tek e fundit secili mban përgjegjësi për partitë e tij.

Po u bë koalicion i madh, Shqipëria dorëzohet

Flitet që pas zgjedhjeve mund të bëhet një koalicion i madh? Po u bë koalicion i madh Shqipëria besoj do të dorëzohet. Kjo nuk ka për të ndodhur dhe as nuk është e mirë për interesin publik. Sa do të duhet të ishte numri i deputetëve që të mund të influencoje. Unë nuk flas për numra. Nuk i besoj sondazheve në Shqipëri sepse janë të trukuara dhe besoj është frika e tre partive të mëdha për t’i dhënë zemër vetes.

VERITAS.COM.AL