Kryeministri Edi Rama nga njësia nr.5 ka thënë se në karvanin politik të Lulzim Bashës janë ata që i përkasin Shqipërisë së vjetër, duke iu referuar këtu të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe shefave të policisë që kanë qenë të korruptuar dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Rama kujtoi kohën kur shefat dekonspironin operacionet shumë të rëndësishme, të cilat më pas përfundonin me viktima në radhët e policisë.

RamaLeku i madh ka dalë rrugëve. Ju them atyre që leku do të shkojë brenda atyre makinave të karvanit, se ato makinat patronazhistët i ndjekin. Këtu Iliri ka të drejtë. Ilir patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e Lulit me xhama të zinj, e dinë se të kujt janë ato makina të shtrenjta, ato që xhirojnë goma dhe nxjerrin tym.

Është karvani i Shqipërisë së vjetër, i Shqipërisë së bingove që i mori në qafë fëmijët, gjithë familjet e varfra, e ndau prindër nga njeri-tjetri, janë aty brenda në karvan, aty janë prokurorë e gjykatës të flakur jashtë nga vettingu, zullumqarët më të mëdhenj.

Shefat e korruptuar të policisë që shisnin te banditët operacionet dhe i çonin drejtuesit si cjapi te kasapi. Ju kujtohet se sa policë janë vrarë në operacione dhe sa herë kemi shkuar te SHQUP-i sotëm për të bërë homazhe. Aty brenda i keni në atë karvan. Nuk po e them në mënyrë metaforike, janë aty brenda kokat që xhirojnë goma për të sjellë ndryshimin.

Është e pamundur që ata të rikthehen. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam un i pari që çdo ditë i nxij jetën kryetarit të Bashkisë, po e ndërroj unë Lali Erin me njeri tjetër. Me kë ta ndërroj me Aldo Bumçin, megjithëse ai është më i mirë se Luli. Ai të paktën zgjohet shpejt se ka hall se e merr shefi.

VERITAS.COM.AL