(Mama, ai njeri ka një thikë!’- përshkruan dëshmitarët momentin para rrahjes fatale të kryetarit të Bashkisë në Gdansk)/

Kryetari i Bashkisë i qytetit Polak të Gdansk ka vdekur në spital një ditë pasi e rrahën në një aktivitet bamirësie.

Pawel Adamowicz, 53 vjeç, u sulmua në skenë, para qindra njerëzve ditën e Diele.

Ai u shtrua në spital për dëmtime të rënda në bark dhe iu nënshtrua një operacioni prej pesë orësh.

Një 27 vjeçar me rekorde kriminale u arrestua si shkaktar i dyshuar i sulmit. Policia beson se ai kishte gjetur një bexhë gazetari për të bërë të mundur hyrjen në skenë.

Të dhënat nga televizioni lokal tregonte se i dyshuari, i cili sapo ishte liruar nga burgu, po tundte një armë dhe qëllonte.

Raportohet se ai tha “Adamowicz vdiq” dhe pas kësaj, partia e Platformës Civile që përfaqësonte kryebashkiaku dhe që qeverisi kohët e fundit, e kishte burgosur me pa të drejtë.

Ai tha se ka qenë torturuar prapa hekurave.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë konfirmoi të hënën se zoti Adamowicz ka vdekur nga plagët.

“Nuk mundëm të fitojmë”, tha Lukasz Szumowski për median.

Krye bashkiaku u sulmua ndërsa merrte pjesë në Orkestrën e Madhe të bamirësisë për Krishtlindje- një event vjetor ku vullnetarët mbledhin fonde për instrumente mjekësore për spitalet.

Pak momente para se të rrihej, zoti Adamowicz kishte postuar një foto nga skena në Instagram.

Veritas.com.al/