
E vetmja gjë për të cilët PD ka rënë dakord me partitë e tjera opozitare është se kandidati për Tiranën nuk do të jetë nga radhët e forcave politike.
Sot opozita ka dalë me emra konkretë për Bashkinë e Tiranës pas shumë ditëve pritje.
Tre emrat potencialë për Bashkinë e Tiranës që janë propozuar në mbledhjen e aleatëve dhe PD janë aktivistja Edlira Cepani, pedagogu Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.
ë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në fushatën e vitit 2005 që solli Partinë Demokratike në pushtet. Aktiv në media dhe botën akademike, Hasimja ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik.
Florian Haçka, një tjetër figurë e profilit qytetar, ka spikatur përmes angazhimit të tij në çështjen e të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit. Ai është bashkëthemelues i nismës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe ka qenë aktiv në përplasjet institucionale lidhur me këtë temë, përfshirë një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe përballjen me heqjen e pasaportës shqiptare. Me formim profesional në Zvicër dhe Gjermani, Haçka ka kontribuar edhe në fusha si teknologjia, turizmi dhe menaxhimi.
Po sot grupi negociator i Partisë Demokratike, pas takimit me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani ka vijuar sot takimet me krerët e dy partive të tjera opozitare, Mundësia dhe PDIU për të vijuar diskutimet për kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.
Pas takimit për mediat ka folur për mediat Belind Këlliçi, duke thënë se se opozita është e unifikuar për idenë që do të dilet në garë përballë Ogerta Manastirliut me një kandidat të vetëm.
“Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitetet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakorduar për profilin që duhet të ketë”, tha ai.
Sakaq të pyetur nëse do të hyjnë në zgjedhje, në rast se presidenti Bajram Begaj i dekreton, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u shprehën se vendimi për këtë do të merret nga forumet e larta të partisë.
“I takon forumeve të larta të PD të diskutojë. Kemi deklaruar tashmë që nuk bojkotojmë zgjedhjet por kjo mbetet për t’u parë. Brenda dy ditësh besoj se do të kemi një mbyllje të takimeve formale”, shtoi Këlliçi.
“Do t’ua lejojmë ekspertëve të diskutojnë për reagimin, Ne jemi për bashkimin e gjitha forcave të opozitës bashkë”, tha Alimehmeti.
Po ashtu deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se është e rëndësishme që nga këto negociata, opozita të dalë me një kandidat të përbashkët, që të jetë një personazh me integritet dhe i distancuar plotësisht nga çdo akuzë.
“Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Ne nuk po vendosim asnjë kusht për emër, jemi te parimi. Kemi dhënë dhe ide të tjera. Për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po bëjmë kushte për emrit. Do i qëndrojmë parimit. Po respektohet ky parim. Ne mendojmë që kjo është forma e vetme që mund të fitohet Tiranë dhe me emrin me integritet, një model i kundër me Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset”, tha Kapri.
Këto emra vijnë pasi dy kandiatët e preferuar të demokratëve në zgjedhet e 11 Majit, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, refuzuan kandidimin për Tiranën.
PD gjithashtu ka përjashtuar nga negociatat për emrin e kandiatit, partinë e Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë.
Nga ana tjetër ankimi i Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga bashkia e Tiranës është një vendim që pezullon përgatitjet e fushatës për Tiranën pasi data e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë shtyhet për disa muaj, derisa Kushtetuesja të marrë vendim, nëse do ta kthejë në detyrë kryebashkiakun e shkarkuar apo jo.
Pa ia vënë veshin kryebashkiakut të burgosur në qelitë e Durrësit, Edi Rama avancoi drejt fushatësi me një nxitim të pazakontë.
Më 11 shtator shpalli shkarkimin e Veliajt dhe në të njëjtën frymë emëroi Ogerta Manastirliun si kandidate. Pas gjashtë ditësh, më 17 shtator, këshilltarët e PS-së u rreshtuan me firmat e tyre nën presion, për ta vulosur atë që u bë fakt më 23 shtator, kur këshilli bashkiak, në aleancë me PD-në, votoi shkarkimin e kryebashkiakut.
Komente