(FOTO: Këshilli Bashkiak i Durrësit në mbledhje)/
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)- pjesëtare e koalicionit qeveritar dhe Partia Demokratike në opozitë, sonte në mbrëmje kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe kanë rrëzuar projekt- buxhetin e vitit 2017 të Bashkisë që qeveriset nga Vangjush Dako, mik i afërt i kryeministrit Rama.
Një debat i fortë ka shoqëruar gjithë mbledhjen ku më në fund është rrëzuar projekt buxheti.
Kundërshtarët e djathtë të projekt buxhetit e kanë quajtur me një gjuhë buxhet i luksit qeveritar dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Dako kishte kërkuar në buxhet 200 mijë euro për shpenzime luksi gjatë vitit 2017. Ndërsa qeveria, sipas njoftimeve të deritanishme, ka kërkuar 10 milionë euro për zërin “luks shtetëror”.
Sipas kushtetutës së vendit i bie që sot kryetari i Bashkisë Dako të japë dorëheqjen dhe Durrësi të shkojë në zgjedhje të reja.
/Veritas.com.al/