Menjehere sapo Haki Cako u kthye ne detyre prej Gjykates se Apelit, nisi komenti se “ky eshte efekt i presionit te qeverise mbi gjyqesorin”.

Partia Demokratike paralajmëroi me pare se Gjykata e Apelit do ta kthente në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon, për shkak të presionit të ushtruar nga kryeministri Rama.

“Edi Rama ka shtuar presionin e tij kriminal ndaj gjykatave sot, duke kërkuar të mbyllë skandalin e përgjimeve, të rikthejë në detyrë Cakon dhe po ashtu të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin. Presioni dhe kërcënimet kriminale të Ramës ndaj gjykatave kanë ardhur në rritje prej ditësh dhe sot kanë njohur kulmin, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë për masën e sigurisë për Cakon, dhe gjykata e Tiranës do të vendosë për masën e sigurisë për Rroshin”, deklaroi zëdhënësja Ina Zhupa pak minuta para se Apeli të shfuqizonte vendimin e pezullimit për Çakon.

Sipas PD, Çako dhe Rroshi janë personazhet kulminante të dy prej krimeve më të rënda të Edi Ramës, që janë përgjimet e paligjshme, dhe inkriminimi brutal i pushtetit.

“Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme, pasi është vetë i përfshirë.

Rama është në duart e Cakos, i cili do të flasë e do të tregojë nëse Edi Rama nuk i siguron paprekshmëri.

Presioni që po ushtron për Rroshin, është përpjekja e tij për të mbajtur trafikantët e banditët, e për të penguar dekriminalizimin”, thuhet në deklaratën e PD.