FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun Fier, Gramoz Ruçi, gjatë takimit në qytetin e Fierit i ka bërë apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të intepretojë në mënyrë të barabartë kodin zgjedhor për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.
Ruçi: Skuadra e Fierit ka 18 kandidatë duke respektuar kërkesat e kodit. Dua ti bëjë një apel KQZ për të interpretuar kodin zgjedhor dhe subjektet politike të jenë të barabartë. Se vetëm në Fier subjekte të caktuar e tejkalojnë numrin dhe tentojnë jo 18 po 24 kandidatë. Ekipi i Fierit ka një moshë tek të 48-at. Kemi respektuar standardet e kodit zgjedhor për përfaqësitë gjinor. Kemi 6 zonja. Nga profesioni janë ekonomistë, inxhinierë, mësues, agronom, veteriner dhe dentist. Ka personalitetet të spikatura.