Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën “Për statusin e Jerusalemit” të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundërshtim me interesat kombëtare.

“Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtme, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmarrës”, thotë PD në një reagim zyrtar.

Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj rezolute

Veritas.com.al/