Të rinjtë e PD-së kanë vendosur që ti zënë pritë sot kryeministrit Rama teksa ka qenë duke shkuar në kompleksin ku u zhvillua mbledhja e socialistëve.
Me peshq simbolikë me fytyrat e ministrave dhe jo vetëm të rinjtë I kanë lëshuar një mesazh të fortë Ramës.
Një nga të rinjtë, Halit Valteti tha se u doli goxha mirë peshkimi. Ai theksoi se ata po protestojnë për ti rikujtuar Ramës dhe shqiptarëve se kush janë peshqit e mëdhenj.
Për këtë protestë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke mos e kursyer ironinë.
“Vendi më i mirë për të gjuajtur peshk të madh, Asambleja e PS! Çuna të zgjuar këta, shkojnë për gjueti pa lodhje, atje ku ka plot!”- shkruan ai, duke postuar ne faqen e tij ne FB edhe foto nga peshkimi.
Edhe pse Janari ka ardhur, asgjë e re nuk po duket në horizontin e drejtësisë- komenton Fax News. Mesa duket fjala e ambasadorit amerikan për peshqit e mëdhenj ka rënë në vesh të shurdhët.
Veritas.com.al/