Prej disa minutash, deputetët e Partisë Demokratike kanë zaptuar karriget e ministrave në Kuvendin e Shqipërisë.
Në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar përpara festave të fundvitit, parashikohej kalimin i një sërë projektligjesh. Sakaq, Avokati i ri i Popullit Endri Shabani, mes tensioneve nga kampi opozitar u betua në Kuvend.
Deputetët e PD ndezën flakadanë dhe hodhën sende në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Ky i fundit përjashtoi nga seanca plenare deputetin e PD Klevis Balliu.
Komente