Pedagogu me origjinë shqiptare i teologjisë, i arrestuar në Malajzi për akte terroriste në bashkëpunim me ISIS, ka rekrutuar 20 shqiptarë si ushtarë të ISIS. Këtë raporton ABC News.

Klodian Zaimi, me emrin fetar Ibrahim, dyshohet se ka financuar, indoktrinuar dhe ka dërguar në shërbim të ISIS 20 shqiptarë nga Shqipëria.  Këta shqiptarë kanë studiuar në shkollat fetare të Sirisë dhe Jordanisë. Më i spikaturi është qytetari me inicialet J.Z., banor i fshatrave në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve të dhëna nga Antiterrori, personi i dytë është nga Karbunara e Lushnjës, dhe ka emrin nën inicialet A.G. Këta dy persona ndodhen akoma në vende të Lindjes së Mesme, ku edhe veprojnë- sipas të dhënave.

Nga burime të besueshme thuhet se rrezikshmëria e tyre është shumë e lartë në aktet terroriste të komanduara nga ISIS.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/Mea0EY5b97c