Disa murgj benediktinë kane përfunduar në stuhi në Angli. Një raport shok ka zbuluar ekzistencën e abuzimeve të kryera për vite ne dem te të miturve

Giuseppe Aloisi /

Disa murgj benediktinë përfunduan në stuhi për shkak të krimeve që lidhen me aktivitetin seksual ose pornografinë.

Dhjetë vetë, përfshire fetarë, janë personat që tashmë janë inkriminuar ose dënuar.

Kisha ka vendosur të ndërhyjë mbi skandalin e kushedisatë që rrezikon të kompromentojë kredibilitetin e institucioneve dhe qarqeve katolike në Angli. Faktet e kontestuara, në fakt, datojnë që nga rreth 70 vjet më parë. Megjithatë, disa episode kishin ndodhur në kohët më të fundit. Mediat e dala lene te mendosh se fenomeni kishte pasur një lloj vazhdimësie. Raporti shok mbi episodet e abuzimit ndaj të rriturve dhe të miturve, i cili u hartua nga Hetimi i Pavarur mbi Abuzimin Seksual të Fëmijëve, u publikua vetëm pak ditë më parë.

Peshkopët e dioqezave të Anglisë, përmes shpërndarjes të një note zyrtare, kanë kërkuar që fajtorët e dyshuar për krime seksuale do të dorëzohen sa më shpejt që të jetë e mundur ne duart e drejtësisë: “Çdo abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe të rriturve vulnerabel- kanë thënë peshkopët, siç raportohet nga Sir – është një veprim kriminal dhe i dhimbshëm “.Ne brendësi te deklaratës për shtyp përsëritet një dënim i qëndrueshëm përballë këtij lloji të krimit.

Ne dossier flitet për “një spektër të gjerë abuzimi fizik, shumë prej të cilave me nuanca sadiste dhe seksuale” dhe përfshirjen e një “numri të madh fëmijësh”. Abuzime që janë kryer për një kohë të gjatë. Shumë, në disa raste, duke arritur ne shtatë vite të vazhdueshme dhune. Të gjitha të mbuluar nga bashkëpunëtorë të dyshuar dhe kopertura.

Hetimi, sipas asaj që lexohet në Sky News, është kryer nga Profesor Alexis Jay dhe është përqendruar në atë që ndodhi në dy abaci të veçanta: atë të Ampleforth dhe atë të Downside. Të dyja këto vende kulti janë “të lidhura” me Kongregacionin e benediktineve. Hetimi gjithashtu tregon se është gjithnjë e më e nevojshme të ndahen abacitë nga institucionet shkollore.

Profesori ne krye te hetimit  ka deklaruar gjithmonë sipas asaj qe lexohet ne SkyNews, se: “Për dekada me radhë, Ampleforth dhe Downside janë përpjekur të shmangin dhënien e informacionit për sa i përket dhunës seksuale infantile policisë dhe shërbimeve sociale”. Dhe akoma: “Duke mbrojtur fëmijët ishte konsideruar më pak e rëndësishme sesa reputacioni i kishës dhe ne te mire te murgjve abuzues.Edhe pas futjes së procedurave të reja, në vitin 2001 … qasja e tyre mund të përmblidhet si një qëndrim që synon ne fund “të mos thotë asgjë ”.

Peshkopata ka siguruar që është e angazhuar t’i ndjekë udhëzimet në letër. Sidomos pas publikimit të këtij raporti. Raste të tjera të pedofilisë në Kishën Katolike: pas skandalit kilian, atij australian dhe provat ne ngarkim te treqind priftërinjve në Pensilvani, ja tani rasti i murgjve benediktine në Angli.

VERITAS.COM.AL/