Nga: Guerrik Poncet/

Deti i Kinës është fushëbeteja e re e Pekinit, ku po ndërtohen “aeroplanmbajtëse” të vërteta që është e “pamundur për t’u mbytur. Pamjet satelitore shqetësojnë amerikanët.

Në maj 2015, pamje satelitore zbuluan se Kina po ndërtonte ishuj artificialë duke u mbështetur në shkëmbinj të thjeshtë nënujor (që e drejta ndërkombëtare e ndalon të reklamohen) në detin e Kinës dhe konkretisht përreth arqiipelagut të kontestuar të Spratleys-ave. Pas një vit e gjysëm, punimet kanë përparuar shumë dhe ushtria kineze sapo ka instaluar sistemet e para të armëve të saj në shtatë ishuj të vegjël të kontestuar, duke i vënë fqinjët e vet para faktit të kryer. Të pretenduara nga Kina, Taivani, Vietnami, Filipinet, Malajzia apo edhe sulltanati i Bruneit, këto zona janë të një interesi ushtarak strategjik dhe përveç kësaj mund të jenë të pasura me hidrokarbure.

Pamjet satelitore janë një dëshmi mbresëlënëse veçanërisht për shkëmbinjtë nënujor të Fiery Cross (në foto, majtas në 2014 dhe djathtas në 2016), mbi të cilët është ndërtuar nga Kina një pistë gjigande avionësh dhe hangarë duke nisur thuajse nga hiçi. Sapo janë instaluar bateri anti-ajrore duke e bërë çdo rikthim mbrapa të paimagjinueshëm. CNN e cilësonte kështu ndërtimin  nga Pekini të këtij ansambli “areoplanmbajtësesh e pamundur për t’u mbytur” falë të cilave qeveria kineze synon të kontrollojë apo ndalojë qarkullimin detar në rajon.

 Trupat amerikane “të gatshme për përballje”

Në të njëjtën kohë, admirali Harry Harris, komandant i forcave amerikane në Paqësor (US Pacific Command), mbajti një fjalim shumë të vendosur: “Ne nuk do të tolerojmë që zona detare ndërkombëtare të mbyllen.„ Duke u shprehur në 14 dhjetor në Institutin Lowel në Sydney, ai saktësoi se „liria e lundrimit është një parim i paprekshëm“ dhe se trupat e tij janë „të gatshme për përballje“.

Pikërisht, në rast konflikti të armatosur, armatimet e vendosura këto javët e fundit nga Pekini do të përbënim një „linjë mbrojtjeje“ të përsosur „përballë rraketave të kryqëzorëve të drejtuara nga ushtria detare amerikane apo të tjerët, kundër këtyre bazave ajrore thuajse operacionale“, shpjegon Asia Maritime Transparency Initiative (AMTI), grupi amerikan që zbuloi pamjet satelitore në 13 dhjetor. Trishtuese.

/Veritas.com.al/