
Policia e Kukësit ka proceduar tre të rinj pasi bllokuan kalimin e mjeteve rrugore. Në qytetin e Kukësit u konstatuan se 3 automjete ishin bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.
Specialistët nisën procedimin në gjendje të lirë për tre shtetas konkretisht 26, 20 dhe 26 vjec për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në qytetin e Kukësit, 3 automjete që ishin bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.
Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit A. E., 20 vjeç, A. N., 26 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, banues në Kukës.”
Komente