Samiti mbyllet me aprovimin e marrëveshjes. Të dy liderët pranojnë vetëm monitorimin e armëpushimit
Nga: Fausto Biloslavo
Konferenca e Berlinit ka pjellë një marrëveshje prej 55 pikash për përfundimin e konfliktit në Libi,qe tingëllon disi e brishtë, nëse jo një libër ëndërrash, të paktën tani për tani.
Zonja e shtepise, Angela Merkel, pranoi se “jo të gjitha problemet janë zgjidhur”. Vetëm monitorimi i armëpushimit dhe një konferencë e ardhshme “intra-libiane” u pranuan nga mysafirët prej guri, Kryeministri Libian Fayez al Serraj dhe Gjeneral Khalifa Haftar, të cilët kurrë nuk u ulën bashke rreth tryezës së bisedimeve. Armëpushimi do të bëhet armëpushim i përhershëm duke kaluar provimin në fushën e betejës në Tripoli. Al Serraj dhe Haftar kanë pranuar sistemin e monitorimit për të ndaluar luftimet falë një komiteti të përbashkët ushtarak i cili pritet të takohet tashmë javën tjetër në Gjenevë. Gjithashtu në Zvicër, një konferencë intra-Libiane do të mbahet në një datë të mëvonshme për të diskutuar të ardhmen politike të vendit. Një hap përpara nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftuar së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres dhe mbështetur mbi të gjitha nga rusët që ishin përfaqësues të Presidentit Vladimir Putin.Edhe Francezët me kreun e shtetit, Emmanuel Macron dhe amerikanët kane luajtur një rol duke dërguar sekretarin e shtetit Mike Pompeo në kryeqytetin gjerman.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u largua më herët sepse edhe ai do të ishte i detyruar të respektojë embargon e armëve të riafirmuar nga dokumenti i Berlinit i cili i impenjon të gjithë aktorët ndërkombëtarë “të mos ndërhyjnë në konfliktin e armatosur ose punët e brendshme të Libisë”. 55 pikat e miratuara ndahen në 7 kapituj. E para ka të bëjë me armëpushimin dhe embargon, e cila duhet të parashikojë sanksione për këdo që vazhdon ta shkelë atë. E dyta për të ardhmen politike të vendit me emërimin e një qeverie të re unitare të caktuar edhe nga parlamenti i Tobruk besnik i Haftarit. Kryeministri Serraj ka vënë veton. Një kapitull tjetër ka të bëjë me krijimin e një ushtrie të vërtetë kombëtare dhe shkatërrimin e milicive, nyjë aktualisht e pakapërcyeshme. Një kapitull tjetër i ndërlikuar është marrëveshja për kompaninë nacionale të naftës, e vene ne prove te rëndë nga mbyllja e puseve në 48 orët e fundit.Misioni i ndërhyrjes ose monitorues evropian aq i mbështetur fuqimisht nga Italia nuk përmendet. Ndoshta do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB, i cili do të duhet të vulosë 55 pikat e Konferencës së Berlinit.
Dokumenti paralajmëron për rrezikun e një Libie”terren i përshtatshëm per organizatat terroriste”. Sirianët, të filmuar në video në periferi të Tripolit ndërsa bërtisnin Allah o akbar u regjistruan nga turqit midis forcave anti Damask të provincës Idlib, ende të kontrolluar nga forcat xhihadiste, për të luftuar Haftarin. Nuk është rastësi që Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i ushtrisë së vetëshpallur Kombëtare Libiane, dërgoi një mesazh dje për Italinë.”Në 48 orët e fundit, më shumë se 41 terroristë sirianë kanë lënë bregdetin e Tripolit të drejtuar për në Itali me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore mbështetur nga Qeveria e marrëveshjes kombëtare (e Serraj )”,ka thene njeriu i Haftarit. Serraj në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag ka sulmuar evropianët:«Arritën shumë vonë dhe te ndarë.Prisnim që BE të merrte një qëndrim të qartë kundër ofensives se Haftarit».
Gjenerali preferoi të përgjigjet me mbylljen e dy puseve të tjerë në jug të vendit përfshirë fushën El Feel të menaxhuar edhe nga Eni. Kryeministri Italian Giuseppe Conte dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në Berlin kënduan fitoren. Kryeministri tha se Italia “ka punuar shumë dhe intensivisht” për dokumentin përfundimtar dhe se do të jemi “në radhën e parë për monitorimin e paqes” me ushtarët tanë. Sa keq që llogaritë u bënë pa qëllimet e vërteta të Serrajt, Haftarit, pjesë e kumbarëve të tyre si Turqia, Emiratet Arabe dhe milicitë në terren, të cilët do të duhet të ulin armët.
Veritas.com.al/