I quajtur Mishel Prela zbulohet emri i një njeriu ‘misterioz’ që u plagos dy net të kaluara pranë shkollës “Partizani” në Tiranë. ‘Mishel Prela’ është indetiteti i katërt i këtij njeriu ‘misterioz’.

Fillimisht u shpall si “Nishe Prendi”, pastaj si “Edison Delia” dhe për të tretën herë si “Mishel Manoku”… Të gjithë ishin identitete false.

Më në fund, Policia ka shpallur identitetin e tij si ‘Mishel Prela’, nëse edhe ky nuk është false.

‘Aktori’ nuk dihet çfarë aktori është, sepse thuhet se paska luajtur në një film, por nuk dihet çfarë profesioni ka, çfarë profili arti, çfarë CV, etj.

Ai u plagos me armë zjarri në mbrëmjen e 19 korrikut në afërsi të shkollës “Partizani” nga një person që u zhduk nga vendi i krimit.

Polici ka deklaruar se ka vënë në pranga trë dyshuarin si autor të krimit. Këtë e pohoi vetë Ardi veliu, Drejtor i Policisë së Tiranës, në një konferencë për mediat.

Sot Policia ka deklaruar se ishte planifikuar një vrasje me pagesë, por dështoi. Policia ka shpallur sot se ka zbuluar që ‘ishte paguar vrasja’ me 80 mijë euro.

Sipas Policisë vrasja është porositur nga Ervis Zallumi. Vrasjen do ta kryente Shkëlzen Buci nga Peshkopia, i ndihmuar nga një tjetër person që deri tani është shpallur si ‘Miklar Tola’.

Veritas.com.al/