Nga Nard Ndoka/

Të drejtosh partine me të madhe opozitare është nje detyre e veshtire, Lulzim Basha kishte shume pikepyetje perpara tij dhe opinioni publik edhe me shume ndaj tij.

Nje fillim i veshtire, ku standardi qe kishte vendosur Berisha ishte i veshtire ne stilin e tij, ku disa deputetë demokrate skeptik vazhdonin te shprehnin dyshimet dhe pakenaqesite e tyre ndaj kryetarit te ri.

Basha me levizjet ne baze, me organizimin e stafit te tij politik, arriti te kontrolloje dhe te drejtoje PD, dukshem i vendosur në strategjinë e tij.

Ne zgjedhjet lokale Basha tentoi, qe te forcoje partine qe drejtonte dhe te largonte apo minimizonte rolin e partive aleate, ç’fare solli pakenaqesi me te gjithë dhe divorc me Demokristianet.

Basha mbeti nje kryetar i forte, por nuk arriti te jete lider i opozites!

Sot, në një aksion opozitar me mbeshtetjen me te madhe te partive opozitare, perfshire edhe subjekte politike qe kane qene kunder PD-së, Basha ka filluar ngritjen e tij te madhe.

Kembengulja per kauzen, qendresa ne proteste, organizimi, idete programore, perfshirja e shoqerise civile, personaliteteve dhe e qytetareve te thjeshte e ngriten Bashen ne detyren e Liderit Opozitar.

Ballafaqimi i fundit, duke pritur banoret protestues te Zharrezes, nje proteste plurale, qe nuk pranon nje lider opozite, por kembengulja dhe guximi i Lulzim Bashes na tregoi, se ai tashme aspiron te jete nje Lider Popullor, perfaqesues, duke ditur te ballafaqohet, te kerkoje falje, por edhe te marre pergjegjesi.

Lulzim Basha po tejkalon çdo pritshmeri politike dhe qytetare, po na suprizon të gjitheve duke garantuar siguri dhe besim, duke u perballur me misionin e tij tashme te deklaruar, si nje Lider Popullor, i gatshem per te marre pergjegjesi qeverisise.

Siguria per kauzen popullore, standarde ne zgjedhje dhe qeveri teknike, perveçse nje qendrese te admirueshme per ato qindra e mijera qytetare qe qendrojne me ore dhe ditë të tëra në “çadren e lirisë”, dimensioni njerezor dhe politik i Lulzim Bashes po frymezon sot çdo qytetar qe aspiron liri dhe te drejta dhe po bind skeptiket e kundershtaret politik, se kauza ka Zot!

E gjitha kjo qe po ndodh, patjeter qe po ndryshon PD-ne. Po e con ate ne nje standard tjeter, po e ben parti te hapur e te njerezve. Basha e di mire se pa ndryshuar PD-ne nuk e ndryshon dot politiken, aq me pak Shqiperine. Nje PD e re mund te ndihmoje per Republiken e Re. Nuk mund te kete republike te re me PD te vjeter.

Veritas.com.al/